Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njofton marrjen e licencës së 479 kompanive në fushën e planifikimit urbanistik dhe ndërtimit, shkruan Alsat.
Ai tha se të gjitha gjetjet do të procedohen te organet tjera të cilat duhet më tej të hetojnë punën e këtyre kompanive.
Shkeljet më të mëdha, sipas Nikollovskit, janë për numrin e nevojshëm të të punësuarve kurse në pjesën e cilësisë së ndërtimeve dhe të realizimit në kohë, do të konstatohen ndërkohë.
Nikollovski paralajmëroi ndryshime ligjore për inspektime të rregullta.
“Gjithsej do të merren 479 licenca prej të cilëve 73 persona juridik për zbatues A të ndërtimeve, 228 zbatues B të ndërtimeve, 9 A mbikëqyrje të ndërtimit, 32 B mbikëqyrje të ndërtimit, 32 për projektim A, 78 për projektim B, 7 për revizion B të dokumentacionit të projektit, 3 për A revizion të dokumentacionit të projektit, dy persona juridik për mirëmbajtjen e objekteve, dy persona juridik për drejtues të ndërtimit dhe 13 persona për përpunimit e planit detal urbanistik. Kjo listë do të dorëzohet te institucionet e duhura për veprim të mëtejshëm dhe gjithashtu dua të njoftoj se do të bëjmë ndryshime ligjore me të cilat këto kontrolle do të bëhen të detyrueshme çdo gjashtë muaj dhe jo si deri më tani, mbi bazë vullnetare”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit./ Alsat.mk