U nënshkruan tre marrëveshje për bashkëpunim ndërkombëtar me Kazakistanin në sferën e drejtësisë

Në funksion të përmirësimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Republikës së Kazakistanit, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e përgjithshme e Kazakistanit sot në Shkup nënshkruan tre marrëveshje bilaterale për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndihmë.

Marketing

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, marrëveshjet i nënshkruan ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe prokurori i përgjithshëm i Kazakistanit, Gizat Nurdaulletov.

Në takim, ministrja Deskoska theksoi se për të paraqet nder të madh dhe kënaqësi t’i nënshkruajë marrëveshjet bilaterale nga fusha e ndihmës ndërkombëtare juridike. Bëhet fjalë për tre marrëveshje për bashkëpunim: për ekstradim, për ndihmë të ndërsjelltë juridike në materien penale dhe për transfer të personave të dënuar.

Nga pavarësimi, Republika e Maqedonisë së Veriut me Republikën e Kazakistanit nuk pati marrëveshje bilaterale, ndërkaq duke pasur parasysh se ky shtet i Azisë Qendrore nuk është nënshkrues i konventave nga sfera, mes shteteve paraprakisht nuk ekzistonte bazë juridike për veprim rreth lëndëve për ekstradim, transfer dhe ndihmë të ndërsjelltë juridike, ceket në kumtesën e Ministrisë.

“Procesi i arritjes së marrëveshjeve, ishte i gjatë, duke filluar nga iniciativa fillestare e kolegëve nga Kazakistani për arritjen e Marrëveshjes për ekstradim dhe Marrëveshjes për transfer në dhjetor të vitit 2012, janë pas Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjelltë juridike në shtator të vitit 2017, të cilat sot janë përfunduar me sukses me nënshkrimin e marrëveshjeve”, cekë Ministria e Drejtësisë.

Me ekspanzionin e veprave penale me element të jashtëm në dekadat e fundit. shkalla e bashkëpunimit ndërkombëtar në jurisprudencë në sferën ndëshkuese merr përmasa të reja, ndërkaq Republika e Maqedonisë së veriut i ndjekë të gjitha trendet ndërkombëtare në sferën penale. Në këtë periudhë Ministria e Drejtësisë punon në tërë pakon e ligjeve me të cilat parashihen reforma të shumta, me qëllim të rritjes së efikasitetit të organeve të ndjekjes penale dhe gjyqësisë,. si dhe avancimit të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar”, qëndron në kumtesën nga Ministria e Drejtësisë.