U operua nga apendesiti/ Rama del nga spitali, ja mesazhi i tij

Kryeminstri Edi Rama ka dalë nga spitali, pas ndërhyrjes që bëri një ditë më parë nga apendesiti.

Marketing

Mjeku Arben Gjata, një ditë më parë, tha se përmirësimi i kryeministrit do të jetë i shpejtë.

Rama në një postim në Facebook, ka falenderuar ekipin mjekësor për kujdesin dhe dhe gjithë qytetarët e tjerë.

Do të kthehem shpejt mes jush, ka përfunduar mesazhin e tij kryeministri Rama.

Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi