Kohët e fundit Rita Ora dhe Leëis Hamilton janë parë shumë shpesh së bashku. Prej muajsh janë fotografuar në të njëjtat festa dhe mediat rozë i kanë quajtur gjithmonë ‘dy miq të mirë’. Por u duk se kjo marrëdhënie mes tyre ishte më shumë sesa miqësore për faktin se ata i kanë kaluar pushimet bashkë në Mal të Zi dhe gjatë gjithë kohës u shfaqën bashkë, por edhe Hamilton është fotografuar duke dalë nga shtëpia e këngëtares në Londër në orët e para të mëngjesit.
Por siç duket Hamilton nuk ka një marrëdhënie të mirë vetëm me Rita Orën, por edhe me Dua Lipën. Kjo e fundit triumfoi në ndarjen e çmimeve Grammy ku fitoi dy të tillë dhe në listën e gjatë të komentuesve që e uruan ishte edhe emri i Lewis Hamilton i cili i shkroi “Congratulations”.
Duke qenë se ajo dhe Dua nuk flasin bashkë, mos vallë është mërzitur Rita për këtë koment të Hamilton?
Fundja, s’bëri gjë të keqe!