U përfolën për festimet jo korrekte, lojtarët turq surprizojnë UEFA-n

Ekipi kombëtar turk në futboll, u vendos në krye të kritikave pas festimeve me nderim ushtarak. Lojtarët dhe gjithë stafi, nderuan ushtrinë e tyre që ka ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj kurdëve në Siri. Në dy ndeshjet e fundit kualifikuese, ndaj Shqipërisë në Stamboll dhe Francës në Paris, ekipi turk bëri të njëjtin veprim duke nxitur organizmin më të lartë të futbollit europian që të haptë një hetim. UEFA nuk ka dalë ende me një konkluzion, por këto gjeste nuk lejon prej saj.

Marketing

Së fundmi, në 11-shen titullare që vetë UEFA publikoi për ndeshjet kualifikuese të tetorit, dy nga lojtarët Turqisë ishin pjesë e saj. Bëhet fjalë për portierin Gynok dhe mbrojtësin Demiral të Juventusit. Festimet jo korrekte duket se nuk e kanë zbehur paraqitjen e mirë të dy lojtarëve. Në formacionin më të mirë shihen edhe lojtarë si Kane, Lukaku apo Levandovski.