U përjashtua nga “BBVK” pasi theu vazhdimisht rregulloren, reagon Rezart Veleshnja

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja u përjashtua mbrëmjen e djeshme nga “BBVK”, një vendim ky i marrë nga Vëllai i Madh për shkak se ish-banori kishte thyer rregulloren.

Sakaq, pas daljes nga BBVK-ja, Rezi ka reaguar përmes një mori postimesh në llogarinë e tij në Instagram.

Marketing

Ai publikoi në ‘InstaStory’, dhjetëra mesazhe mbështetëse të cilat erdhën në adresë të tij, që kur u eliminua nga gara, dhe po ashtu një video ku falënderoi të gjithë personat që e mbështetën.

“Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua të gjithëve”, tha gjithashtu aktori përmes një videoje.