U përjashtua nga përfaqësuesja e Kosovës, Zhegrova thyen heshtjen

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova ka folur për herë të parë në lidhje me përjashtimin e tij nga grumbullimi me Kosovës para ndeshjes me Qipron.
Në një konferencë për media të skuadrës së Lillë, Zhegrova pranoi se ishte vonuar në një takim të skuadrës, por ka thënë se kjo nuk e bënë atë lojtar jo profesional dhe se është trajneri i Kosovës, Fonseca ai i cili po e ndihmon të rikuperohet nga kjo situatë.
“Me trajnerin kam marrëdhënie shumë të mira, ai flet me mua çdo ditë, po provon të më ndihmoj, gjë e cila është shumë e rëndësishme për mua. Jo vetëm ai, po i gjithë stafi i trajnerëve. Ai më njeh mua, e di që unë jam profesional dhe nuk bëjë gjëra të tilla. Mund të ndodh diçka, sikur të vonohesh në një takim, por kjo nuk do të thotë që ju jeni jo profesional. Pra, unë kam shumë marrëdhënie të mira me trajnerin dhe jam i lumtur për këtë”, ka thënë Zhegrova:

Marketing
Marketing