U pezullua nga futbolli, Tonali tregon varësinë nga bastet

“Ndoshta mes jush është dikush që vë baste dhe nuk e thotë, sepse ne shpesh mbyllemi në vetvete. Megjithatë, kur luan baste dhe ke një rrogë të lartë, të merresh me bixhozin është një rrezik i fshehur. Nëse nuk e frenon veten, të tjerët do t’ju ndalojnë. Po i hytë kësaj rruge mund të komprometoni miqësitë, marrëdhëniet dhe punën. Fshehja pas barrierave të një problemi nuk është kurrë zgjidhje”, tha Tonali.
“Kam qenë kohët e fundit në një fabrikë, jam mundur të reflektoj për ata që punojnë 10 orë në ditë vetëm për të sjellë një rrogë në shtëpi. Kam kuptuar shumë gjëra të çmuara, njërën mbi të gjitha: Nëse një punëtor do të humbiste, e gjithë familja e tij do të paguante pasojat. Unë e konsideroj veten me fat, por nuk kam humbur asgjë”, tha ai.

Gjatë bisedës me adoleshentët italiane, Tonali foli dhe për futbollin, duke treguar vështirësitë apo sfidat e Serie A në krahasim me futbollin anglez.

Marketing