U raportua për sulme të mundshme në Kosovë gjatë festave të Nëntorit, deklarohet policia

Për shkak të rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të diplomacive të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Por, Policia e Kosovës thotë për Telegrafin se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

Marketing

Mësohet se periudha e rrezikut ishte raportuar nga 26 deri më 29 nëntor, kurse autoritetet e sigurisë jo zyrtarisht janë njoftuar me këtë rast.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka folur për Telegrafin.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia për Telegrafin.

Ndryshe, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre. /