U realizua i inspektimi i dytë i jashtëzakonshëm i shkarkimeve të oxhakut në fabrikën Titan- Usje

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedis, në përputhje me Planin Akcional, kanë kryer kontroll të përsëritur të jashtëzakonshëm të paparalajmëruar mbi Kombinatin e Çimentos Usje, Titan Group.

Marketing

Fokusi i këtij inspektimi të jashtëzakonshëm ishte kontrolli i shkarkimeve në ajër nga tre burime stacionare (oxhaçe) në rrethin e fabrikës.

Pjesë e inspekcionit ishin edhe përfaqësuesit e Njësisë – Laboratori Qendror për Mjedis pranë Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit të cilët kanë kryer një matje indikative të shkarkimeve nga emetuesit, që do të analizohet më tej dhe rezultatet do të publikohen gjatë javës së ardhshme.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedis do të vazhdojnë intensivisht edhe në periudhën e ardhshme me zbatimin e masave nga Plani Akcional, të cilat janë miratuar nga Qeveria me propozim të Grupit Punues të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, për masat afatshkurtra për reduktimin e emetimeve të ndotësve të ajrit.

Marketing