U rinovua ambulanca në Haraçinë, së shpejti pritet të hapet edhe një laborator

Në fshatin Haraçinë është bërë renovimi i tërësishëm i ambulancës që tashmë është vënë tërësisht në funksion të banorëve të kësaj komune. Kreu i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, tha se ky investim ishte i domosdoshëm e premton edhe investime të tjera.
“Fillimisht kemi siguruar parkingun, ku ishte një mungesë e madhe e qytetarëve që e kishin shumë problem, fillimisht edhe qasja deri tek ambulanca. Pastaj edhe renovimin e tërësishëm të tualeteve, gjithsesi edhe të hapësirave të brendshme të ambulancës. Edhe një pjesë e çatisë ka qenë në gjendje shumë të rëndë.”,- tha kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.
Deri në fund të verës do të ndërtohet edhe një laboratori që banorët e këtij fshati të kenë shërbime shëndetësore më afër.
“Do të vazhdojmë deri në fund të verës, do të bëjmë mbrapa ambulancës edhe laboratorin, që qytetarëve të Haraçinës t`ju ofrojmë kushte minimale për kontroll të gjakut që mos të shkojnë jashtë Haraçinës.”,- u shpreh drejtori i Shtëpisë Së Shëndetit Publik, Besim Koka.
Koka pranon megjithatë se ka mungesë të kuadrit mjekësor e kjo shkakton probleme për të zgjeruar shërbimet shëndetësore, por thotë se po bëjnë të pamundurën që në të ardhmen kjo komunë të ketë edhe poliklinikën e saj.
Marketing