U rrëzua nga skelet, humb jetën kosovari në Itali

Një 42-vjeçar nga Kosova ka vdekur të shtunën në Olbia të Italisë, pasi ka rënë nga kati i tretë i një kantieri të ndërtimit.

Marketing

Sipas mediave italiane, rasti ka ndodhur pasi ai ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash, nën sytë e kolegëve të tij.

Punëtori B.Bytyqi kishte qenë në pushim mjekësor për dy muaj për shkak të një lëndimi të mëparshëm. Ai kishte shkuar në kantierin e ndërtimit për t’u përshëndetur me kolegët, transmeton Klankosova.tv.

Bytyqi duke u ngjitur në skele kishte humbur ekuilibrin dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.