Delegacione të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të Kuvendit, të Presidentit të shtetit, të ARM-së, të Lidhjes së luftëtarëve, të partive politike dhe të korit diplomatik, vendosën lule në përmendoren e Goce Dellçevit në Parkun e Qytetit në Shkup me rastin e Ditës së luftës revolucionare maqedonase – 23 Tetorit.
Me këtë raste presidenti i vendit Stevo Pendarovski , tha se duhet të bashkohemi rreth idesë demokratike, të zhvilluar, të përparuar dhe të begatë të RMV-së, pa dallim feje, etnie, ideologjie, partie apo përkatësie tjetër.
Festën e uroi edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tha se ideja për shtet bashkëkohor është e realizueshme vetëm nëse jemi të gjtihë të bashkuar drejt atij qëllimi të përbashkët, ndërsa kryeministri Zoran Zaev konsideron se lufta ka qenë gjithmonë vetëm për të qenë në vete – përpjekja për shtetin e të gjithëve dhe për të gjithë.
“Duke qenë se lufta e revolucionarëve maqedonas ishte gjithmonë e kthyer nga e ardhmja, kështu edhe sot ne e udhëheqim shtetin tonë sovran në të tashmen dhe të ardhmen në një aleancë të fortë me botën demokratike dhe progresive të konfirmuar nga anëtarësimi në NATO dhe hapat vendimtarë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shkroi Zaev në shënimin e kësaj dite.
Ndërsa kreu I VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski tha se: “VMRO është simboli i unitetit maqedonas. Nën flamurin e lirisë janë të bashkuar të gjithë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, të gjithë ata që donin një Maqedoni të lirë, për të qenë e tyre. Mendimi i tyre ishte shumë më përpara në atë kohë sepse bazohej në parimet e solidaritetit, barazisë, drejtësisë, paanësisë”.
Më 23 tetor të vitit 1893 në Selanik, u formua Komiteti revolucionar maqedonas, nga i cili më vonë doli Organizata Revolucionare Maqedonase (VMRO), e cila besohet se luftoi për çlirimin e Maqedonisë.
Ndryshe, 23 tetori është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Kjo ditë shënohet që nga viti 2007 kur u miratua Ligji i ri pë festat shtetërore në Maqedoni.