U shërbeu shqiptarëve prej viteve ’90, koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur kosovar

Doktori i njohur kosovar, Fadil Zuka, ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.

Marketing

Sipas informacioneve, ai vuante edhe nga diabeti. Mediat lokale njoftojnë se Zuka, gjatë viteve 90, ka qenë pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë, pastaj kishte punuar edhe në Pozheran.

I ndjeri shquhej për humanitet dhe si punëtor shembullor ka lënë mbresa dhe kujtime tek të gjithë qytetarët kosovarë.

Doktor Fadil Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare që nga vitet e 90-ta, njoftojnë mediat lokale.

Marketing