U shoqërua në polici, Fjolla Morina poston foto në Instagram: Te dyqani jam

Sot në media është raportuar se këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar.

Marketing

Lidhur me rastin, avokati i saj ka deklaruar se Fjolla vetëm është shoqëruar në stacion policor, shkruan lajmi.net.

E disa orë pas raportimeve në media, ka reaguar edhe vet këngëtarja, e cila përmes një ‘story’ të publikuar në Instagram ka bërë të ditur se është “liruar”.

“Te dyqani jam”, ishte mbishkrimi i këngëtares në foton e postuar.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2020, Fjolla Morina ishte arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pasi që policia i kishte gjetur një armë.