U shpall kampion, por nuk do të merr pjesë në Europian, reagon për padrejtësi Driton Halimi!

U shpall kampion, por nuk do të merr pjesë në Europian, reagon për padrejtësi Driton Halimi!
Driton Halimi ishte karateisti që do ta përfaqësonte vendin në garat e Kampionatit Europian, pasi doli kampion në kampionatit shtetëror të mbajtur në këtë muaj. Por, në moment të fundit Halimi është njoftuar se ai nuk do të jetë pjesë e këtij eventi dhe në vend të tij në Europian do të shkojë garuesi që u mund në finale nga karateisti shqiptar.

Marketing

Për të njejtën ka reaguar Driton Halimi në profilin e tij në fejsbuk:

R E A G I M

PADREJTËSI! Pasi që para dy jave arrita të fitojë ndeshjen për kualifikime në Kampionatin Evropian dhe u plasova me vend të parë në Play OFF, gjë që sipas rregullores që është tani e sa vite duheshte që unë të jem përfaqësues në Kampionatin Evropian në Prag të Çekisë, por ja që në vendin tonë rregulloret ndryshojnë brenda natës. Një ditë pas ndeshjes erdhi një email që tregon se kush do jetë përfaqësues në Evropian, në atë email shënonte se unë Driton Halimi do të jem përfaqësues në Kampionatin Evropian duke kaluar me 10 pikë diferencë kundërshtarin tim Bojan Kostov.

Pas disa dite më njoftuan se unë nuk do të jem pjesë e përfaqësueses, dhe se komisioni diskriminues kishin vendosur që kundërshtari që unë e mposhta në garën për kualifikime të jetë pjesë e përfaqësueses nga që rregullorja paska ndryshuar dhe merret parasysh Kampionati Shtetëror ku ai ishte plasuar me vend të parë!!! Po bëhet fjalë për të njëjtin shtetëror që u mbajt me datë 04-05. Dhjetor 2021 ku rregullat ishin që kush fiton pikët në Kampionat Shtetëror dhe në Play OFF ai do jetë përfaqësues në Evropianin në Çeki.

Por gjithmonë Play OFF ka qenë favorit dhe me më shumë pikë. Pasi që kampionati Evropian u shty për disa muaj dhe disa nga garuesit kishin kaluar moshën e duhur për të marrë pjesë në Evropian, u bë përsëritja e disa kategorive me datë 16-17.Prill 2022 por për të njëjtin Evropian dmth në Çeki këtë herë u ndryshuan rregulloret vetëm për disa kategori dhe mbi të gjitha rregulloret u ndryshuan disa ditë pasi që mbaroj gara. -Pse nuk ishte ndryshuar rregullorja ditë më parë por ndryshoi disa ditë pasi kishte mbaruar gara! Unë personalisht ndjej se është bërë një padrejtësi e madhe për mua dhe se kjo nuk është hera e parë. Stërvitje, mund, djersë, kohë, investim… Të gjitha të shkojnë kot në këtë vend” , ka shkruar karateisti Driton Halimi.

Marketing