U skadoi afati më 30 shtator, MSh: 13 mijë vaksina Pfizer, do të asgjesohen

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se e gjithë sasia e vaksinave të pashfrytëzuara kundër Covid – 19, të cilat mbërritën në vend më 16 shtator si donacion i Republikës së Bullgarisë, do të asgjësohen pasi iu ka skaduar afati.

Marketing

Bëhet fjalë për 13 mijë vaksina Pfizer, pjesë e donacionit prej 51.480 dozash, me afat e përdorimi deri më 30 shtator.

“13 mijë doza të vaksinave kundër Covid – 19, të cilat vendi ynë i ka marrë si donacion nga Republika e Bullgarisë, sot janë tërhequr nga përdorimi për shkak se u ka skaduar afati. Në pajtueshmëri me procedurat ligjore, vaksinat do të asgjësohen si mbetje medicinale”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.