U tha se do bëhej pjesë e “Kepit të tundimeve”, përse hoqi dorë Atdheu?

U tha se do bëhej pjesë e “Kepit të tundimeve”, përse hoqi dorë Atdheu?

Marketing

“Kepi i Tundimeve” do të quhet emisioni më i ri që do të vijë në Top Channel. Pas “PërPuthen”, autorja Olsa Muhameti, ka folur për programin e ri që pritet të vijë me mjaft zhurmë duke marrë parasysh që një format i tillë është i ri për publikun shqiptar.

“Kepi i Tundimeve” do të ketë 10 konkurrentë të rinj seksi, të cilët do të vendosen në vila në zonën e Kepit të Rodonit.

Të konfirmuar deri më tani janë vetëm disa prej konkurrentëve: Erjola Doci, Fatjon Kuqari dhe një model i huaj, Gabriele. Pas aludimeve të shumta se do të ishte pjesë e programit, Olsa e ka pranuar se ish-konkurrentin e “PërPuthen” Atdheun do ta shohim sërish në ekran.

Por, lajme të tjera vijnë pasi tashmë mësohet se Atdheu ka hequr dorë nga programi. Kjo është bërë e ditur nga personazhi i TikTokut, Andrea, dhe sipas tij kjo ka ndodhur sepse Atdheu nuk ka rënë dakord me rregullat e programit. Nëse kjo është arsyeja e saktë apo jo mbetet akoma për t’u konfirmuar.

Sipas zërave programi do të jetë pak a shumë një version shqiptar i “Too Hot to Handle” ose të paktën ideja kryesore. Olsa Muhameti ka treguar se “Kepi i Tundimeve” do të fillojë shumë shpejt në Korrik dhe paralajmëron fansat të bëhen gati.