U vandalizuan tabelat institucionale në Agjensinë për Rini dhe Sport-u fshinë emrat në shqip dhe emri i ri i shtetit

Vandalizmi ndaj gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk ka të ndalur.
Këtë radhë viktimë të keqtrajtimit ishin tabelat e vendosura në shqip të Agjencisë për Rini dhe Sport. Autorët kësaj radhe ishin kujdesur për të fshirë edhe emrin kushtetues në tabelën e Agjencisë për shërbime audio dhe audio-vizuele.

Marketing

Persona deri tani të panjohur kanë fshirë mbishkrimin në gjuhën shqipe në Agjencinë për Rini dhe Sport. Gjithashtu ata kanë fshirë ermin e Maqedonisë së Veriut, pra mbishkrimin “Severna” në tabelën e Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale.

TVM2 tentoi të marrë prononcim nga autoritetet e Agjencisë për Rini dhe Sport, por ishin të pakapshëm. Punonjësit në këtë objekt në bisedë jashtë kamerave na thanë që ngjarja sipas të gjitha gjasave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.

Derisa kanë qenë të punësuarit deri në orën 17:00, tabela nuk ka qenë e shkatërruar. Me ardhjen e ndërrimit të parë në punë, mëngjesin e sotëm, ata kanë vërejtur se tabela ka qenë e shkatërruar në këtë mënyrë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së hënës, edhe në Strumicë është thyer tabela e Arkivit Rajonal, e cila ishte e vendosur dhe shkruar në tri gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia.