U vra nga një sulm në veri të Kosovës, i jepet lamtumira efektivit Afrim Bunjaku

I është dhënë lamtumira e fundit efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.

Marketing

Atij iu dha lamtumira me ceremoni shtetërore në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.

Polici Bunjaku u vra gjatë një sulmi të armatosur një ditë më parë në Banjckë, në veri të Kosovës.

Të pranishëm në ceremoninë mortore kanë qenë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e personalitete të tjerë.