U zbuluan nga aplikacioni “Sky”, megaoperacion në Bruksel kundër mafias shqiptare

Policia federale blege zhvilloi një aksion të gjerë kundër një organizate kriminale të përfshirë në importin e kokainës. Aksioni ishte kryesisht i përqendruar në Bruksel, ku u bënë më shumë se njëqind kontrolle në shtëpi.

Marketing

Ky është një mega-operacioni i kryer kundër krimit të organizuar dhe drogës. Mediat belge shkruajnë se Gjykata kërkon të shkatërrojë një rrjet shqiptar të kriminelëve të drogës që janë të specializuar në importin dhe shpërndarjen ndërkombëtare të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike.

Javën e kaluar u zhvillua operacioni i parë në Liezh, që u ndoq nga një tjetër në Antëerp të hënën, ndërsa të martën u zhvillua ai në kryeqytet. Në prangat e autoriteteve kanë rënë disa persona, ndërkohë që janë kryer deri në 130 kontrolle.

Ashtu si operacionet e mëparshme kundër drogës, e rëndësishme ka qenë dekriptimi i mesazheve të kriminelë përmes aplikacionit ” Sky” që i shkëmbenin nëpërmjet një rrjeti komunikimi që mendonin se ishte e sigurt. Në qendër të hetimit ka qenë trafiku i kokainës, që në Europë sipas mediave, menaxhohet kryesisht nga ‘Ndragheta dhe mafia shqiptare, të cilët kanë kontakte direkte me prodhuesit në Amerikën Latine dhe lehtësojnë shpërndarjen në Gjermani, Itali dhe Belgjikë.

Megjithatë, gjithmonë duhet një kohë e gjatë para se edhe hetuesit të mund të ndërmarrin veprime. “Ju mund t’i merrni ato mesazhe dhe t’i kuptoni ato, por gjithashtu duhet të përcaktoni se kush i dërgon ato kujt dhe ku bëhet tregtia,” tha gjykata. Për rastin e Lièges, për shembull, u deshën rreth tre vjet para se gjykata të ishte gati për të ndërhyrë. Dosja në të cilën po kryhet veprimi sot ka kërkuar rreth dy vite hetim të thelluar.

Në operacionin në Antwerp, policia ka arrestuar 10 persona. 6 prej tyre kanë punuar më parë në port. Në Liezh, 27 persona janë arrestuar në lidhje me një sasi droge me vlerë 80 milionë Euro. Po ashtu gjatë operacioneve janë sekuestruar 8 armë zjarri, mes tyre 5 Kallashnikovë, 80 mijë Euro cash, celularë të enkriptuar, mjete, dhe bizhuteri me vlerë.

Rrjeti shqiptar

Nuk është çudi që një rrjet shqiptar të jetë në shënjestër, shkruajnë mediat belge. Ata fokusohen në importin e kokainës nga Amerika e Jugut, por kanë ngritur edhe shumë plantacione kanabisi në Belgjikë dhe vendet përreth. Disa javë më parë, me kërkesë të prokurorisë publike Halle-Vilvoorde, policia grumbulloi disa plantacione të mëdha kanabisi që ishin mbjellë nga shqiptarët.

Marketing