Ua kanë gabuar emrin dhe datën e lindjes në çertifikatë – ja ku qëndron problemi

Cilësia e administratës publike është e dukshme nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët, do të thotë, gjatë shërbimeve që të punësuarit nëpër sportele të MPB-së u ofrojnë qytetarëve, njofton Medial.mk.

Marketing

Për fat të keq, kohëve të fundit kjo gjë nuk po shihet, kur para sporteleve të MPB presin njerëz në radhë e të revoltuar për nxjerrje të çertifikatave të lindjes, të vdekjes por edhe të nënshtetësisë….Në këto vende çdo herë haset në pritje të mëdha, ku qytetarët të shqetësuar reagojnë për shkak gabimeve që iu bëhet në dokumente, e që të bie në sy edhe mos mirëpritja nga ana të punësuarve konkretisht të punësuarve në sportelet e MPB-së, edhe pse pikërisht janë ata të cilët me plot dëshirë që personi i cili has gabime në dokumentacion ti ofrojë shërbim efikas për përmirësimin e të njëjtave.

Nga zyra për Zyra për menaxhim me librat amë, thonë se shkaku i gabimeve është faktori njeri dhe që të tejkalohet ky problem, vazhdimisht punohet me zyrtarët administrativ për të përforcuar kapacitetet e tyre.

“Shpesh herë në hapësirat e tyre mund të hasësh në raste të pakëndshme, pikërisht për shkak të gabimeve teknike dhe natyrisht dhe gabimeve të faktorit njeri, por kemi edhe sjellje skandaloze nga ana e të punësuarve por edhe revoltimin e palës tjetër. Problemet i atribuohen mungesës së kohës, sistemit joadekuat”, thonë nga Zyra për menaxhim me librat amë.

Marketing