Uashingtoni dhe Brukseli te shqetësuar nga partitë shqiptare dhe bashkëpunimi me Levicën

Bashkëpunimi i Aleancës dhe Besës me “Levicën” e Dimitar Apasievit e cila në opinionin vendor por edhe atë ndërkombëtar njihet për qëndrimet e saja kundër Bashkimit Europian, kundër NATO-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë që të ngre zërin Uashingtoni zyrtar dhe Brukseli, shkruan tokasot.com

Marketing

Gjatë këtyre ditëve, zyrtar të shumtë ndërkombëtar kanë dhënë sinjale të qarta deri tek opozita shqiptare në Maqedoni të Veriut që të rishqyrtojnë qëndrimet e tyre sa i përket formimit të një shumice të re parlamentare e cila do të kthente vendin në vendnumëro, përkatësisht do të kërkonte që të anulohet Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, tërheqja e njohjes së Kosovës dhe gjëra të tjera që do të destabilizonin jo vetëm Maqedoninë e Veriut por edhe rajonin.