Uashingtoni mbështet Thaçin dhe Vuçiqin në arritjen e marrëveshjes

Zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit, George Kent ka thënë se Uashingtoni do vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe Serbinë në arritjen e një marrëveshje.
Kent ka deklaruar se për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, SHBA mbështet presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marketing

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të arritur një marrëveshje. Është shumë e rëndësishme që udhëheqësit serbë dhe kosovarë së bashku t’i kalojnë të gjitha çështjet”, është shprehur Kent.
Ai ka shtuar se ende ka probleme të pazgjidhura dhe jo vetëm kundër Kosovës.

“Ka ende probleme të pazgjidhura për shkak të konflikteve që janë rezultat i veprimeve agresive të ish presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, jo vetëm kundër Kosovës por edhe kundër Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka përfunduar Kent.

Vlen të theksohet se dje presidenti i vendit, Hashim Thaçi është takuar me homologun e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Pas takimit, Thaçi deklaroi se Trump e mbështet 100 për qind një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marketing