Pas sulmeve të dhunshme ndaj Kapitolit nga mbështetësit radikalë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump të mërkurën e kaluar, po shtohet frika se edhe ceremonia e marrjes së detyrës nga pasardhësi i tij Joe Biden gjithashtu mund të pengohet. Masat e sigurisë u shtrënguan përsëri në mënyrë masive. Garda Kombëtare do të mbledhë deri në 15.000 ushtarë në kryeqytetin Uashington për të mbështetur forcat lokale të sigurisë në ngjarjen e 20 janarit, tha komandanti i trupës, gjenerali Daniel Hokanson, për televizionin CNN.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA tha se përballë ngjarjeve të fundit, shërbimi i sigurisë përgjegjës për mbrojtjen e presidentit, Shërbimi Sekret, do të fillojë një fazë të intensifikuar të misionit që të mërkurën, në vend të 19 Janarit. Me këtë reagim, Departamenti iu përgjigj një kërkese të kryetares së bashkisë të Uashingtonit Muriel Bowser. Në një konferencë për shtyp, politikania e demokratëve u bëri thirrje të gjithë personave që nuk jetojnë në Uashington që të mos udhëtojnë në Uashington për ceremoninë, për shkak të situatës së ndërlikuar të sigurisë dhe pandemisë së Coronas.
SHBA Joe Biden merr dozën e dytë të vaksinës
Joe Biden është i relaksuar dhe do të vaksinohet kundër koronavirusit për herë të dytë në 11 Janar
Disa media amerikane raportuan njëzëri, duke cituar një paralajmërim të brendshëm të Policisë Federale FBI për forcat e sigurisë, që protesta të armatosura dhe të dhunshme mund të ndodhin ose në 20 nanar vetë ose në ditët më parë në kryeqytetet e të gjitha shteteve federale. Me sa duket kërcënimet erdhën nga një grup që ishte gjithashtu i përfshirë në sulmet e Kapitolit. Prandaj kërcënimet janë të besueshme, u tha.
Ceremonia nën moton “Amerika e Bashkuar”
Joe Biden nuk ka shqetësime për sigurinë në ceremoninë e marrjes së detyrës prej tij. Bideni iu përgjigj një pyetjeje të gazetarëve se ai nuk kishte frikë të bënte betimin jashtë. Ceremonia e betimit tradicionalisht zhvillohet në terracën perëndimore të Kapitolit. Ndërkohë, masat paraprake të sigurisë strukturore përreth ndërtesës janë forcuar ndjeshëm, duke përfshirë një gardh metalik të lartë dy metra.
Ekipi i Bidenit bëri të ditur se presidenti i zgjedhur do të festojë marrjen e detyrës prej tij nën moton “Amerika e Bashkuar”. Përsa i përket radhës së planifikuar të punëve, u tha që Biden dëshironte të paraqitej në ceremoni së bashku me ish-Presidentët Barack Obama, Bill Clinton dhe George W. Bush. Pas përurimit, Bideni, Obama, Bushi dhe Clinton do të shkonin në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për të vendosur një kurorë lulesh tek Varri i Ushtarit të Panjohur. Presidenti i SHBA në largim Trump, ka thënë se ai nuk do të marrë pjesë në ceremoni.