Uashingtoni porosi për liderët në Maqedoni, zyrtari i lartë amerikan prej sot në Shkup

Matthew Palmer, ushtrues i detyrës zëvendësndihmës sekretar i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi prej sot do të qëndrojë për vizitë treditore zyrtare në Shkup.

Marketing

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, Palmer gjatë vizitës do të shprehë mbështetjen e SHBA-ve për arritjen e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, si dhe për progresin e mëtejmë të vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Ushtruesi i detyrës zëvendës ndihmës sekretar i shtetit Palmer do të ketë takime me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, dhe liderë të partive politike.

Palmer do të marrë pjesë në kremtimin e Ilindenit në Krushevë, dhe do të takohet me zyrtarë lokalë jashtë Shkupit, njofton ambasada amerikane në Shkup.

Marketing