Universiteti “Shën Cirili e Metodi” në Shkup sot me disa aktivitete do ta shënojë 70-vjetorin e themelimit dhe 24 Majin, Ditën e shën Cirilit e Metodit dhe ditën e patronatit të Universitetit.
Në kampusin universitar do të mbahet shërbesë fetare kushtuar vëllezërve iluministë. Delegacionet do të vendosin lule para përmendores së Cirilit e Metodit në kampusin universitar, e më pas në aolën e Rektoratit do të promovohet monografia “Universiteti ‘Shën Cirili e Metodi’ në Shkup 1949 – 2019”. Do t’u ndahen çmime studentëve më të mirë të UCM-së.
Akademia solemne do të mbahet në orën 20:00 në ndërtesën e Filarmonisë, ku janë paraparë fjalime të rektorit të UCM-së, Nikolla Jankullovski dhe kryeministrit, Zoran Zaev.
Do të interpretojë kori “Dragan Shuplevski” dhe Orkestra simfonike e Fakultetit për arte muzikore nën dirigjimin e Sasho Tatarçevskit dhe Borjan Canevit.
Është paraparë edhe projeksion i filmit për zhvillimin 70-vjeçar të Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup.