Udhëheqësi i juntës se Mianmarit mbërrin në Xhakartë për takimin e ASEAN-it

Udhëheqësi i juntës së Mianmarit mbërriti sot në kryeqytetin e Indonezisë Xhakarta për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) mbi krizën në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ardhja e gjeneralit të lartë Min Aung Hlaing u tregua përmes një videoje të ngarkuar nga Sekretariati Presidencial Indonezian në Youtube.

Kryeministri i Malajzisë, Muhyiddin Yassin, ministri i Jashtëm tajlandez Don Pramudwinai dhe ministri i Jashtëm i Laosit Saleumxay Kommasith gjithashtu mbërritën në Xhakarta.

Marketing

Ministrja e Jashtme indoneziane, Retno Marsudi, tha se takimi i udhëheqësve të ASEAN-it është një iniciativë e vendit pritës dhe një vijim i bisedimeve të presidentit Joko Widodo me Sulltanin e Bruneit, Darussalam Hassanal Bolkiah, muajin e kaluar.

Bolkiah, kryesuesi i ASEAN-it për vitin 2021, do të udhëheqë takimin.​​​​​​​



. .