Të jetosh në mënyrë të zgjuar tingëllon si një mision i vështirë dhe i papërshtatshëm me mundësitë e shumë njerëzve.
Megjithatë, pavarësisht se një stil i zgjuar jetese, duket sikur është i përshtatshëm vetëm për njerëz që kanë mjete financiare, është krejt e kundërta.
Hapat bazë dhe më të rëndësishëm të një jetese të zgjuar janë të thjeshtë dhe nuk kërkojnë shumë mund, siç do ta kuptoni duke lexuar më poshtë.
Fike Dritën
Shpërdorimi i energjisë elektrike është e kundërta e jetesës së mençur.
Mos lini dritat ndezur kot e më kot e mos shpenzoni elektricitet kur nuk është e nevojshme.
Ha Më Pak Mish
Ndërgjegjësimi për ushqimin qëndron në zemër të një qasje më ambientaliste ndaj jetës. Hap i rëndësishëm është kufizimi i konsumit të mishit. Kësisoj do të zvogëloni ndjeshëm gjurmën tuaj individuale të karbonit.
Mos Hidh Ushqim
Mos e shpërdoroni ushqimin. Jo vetëm që po hidhni në kosh paratë tuaja, por edhe po dëmtoni ambientin.
Kufizo Plastikën
Plastika ka gjetur vend në të gjitha skutat e jetës tonë, por ajo është e dëmshme për shëndetin dhe planetin.
Në vend të qeses plastike, merrni torbat dhe mos e teproni me shishet plastike të ujit, të cilat mund t’i ricikloni.
Përdor Ndriçimin Led
Llampat me ndriçim LED janë tepër efikase në kursimin e energjisë,
Për më tepër, ato ofrojnë një ndriçim të personalizuar që u përshtatet shijeve dhe nevojave të ambientit.
Izolimi i Shtëpisë
Pasja e një sistemi të mirë izolimi është thelbësore për një stil të mençur jetese.
Jo vetëm që nuk do të ndosni dhe ngrohni ambientin ku jetoni, por edhe do të kurseni në faturën elektrike.
Mos Përdor Makinën
Nëse mund të ecni në këmbë, t’i jepni biçikletës apo të shfrytëzoni transportin publik, atëherë mos e përdorni makinën e mos ndikoni në emetimin e karbonit në atmosferë.
Rriti Perimet Vetë
Kopshtaria dhe mbjellja e perimeve dhe frutave nuk është një mënyrë e mirë për të kursyer para por edhe për të zvogëluar gjurmën individuale të karbonit në atmosferë.
Mund ta nisni me disa vazo në ballkon dhe nuk do i ndaheni këtij aktiviteti.
Një tjetër mënyrë si të zvogëloni gjurmën e karbonit është që të mbillni pemë.
Produktet e Higjenës Dhe Të Pastrimit
Sigurohuni që të përdorni sa më pak produkte pastrimi dhe të higjenës personale që janë të mbushur me kimikate ose grimca plastike.
Sa i përket pastrimit, në vend të larësve industrialë mund të përdorni produkte natyrale siç është uthulla e mollës.