Udhërrëfyesi për Integrimin Europian, nëntë objektivat kryesore që duhen përmbushur për anëtarësimin

Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, miratuar nga qeveria shqiptare, kaluar për diskutime në parlament, bazohet në nëntë shtylla kryesore për tu përmbushur në kuadër të Integrimit Europian.

I jepet rëndësi zhvillimit të zgjedhjeve të lira. Në këtë dokument, qeveria angazhohet të rrisë kapacitetet dhe burimet e KQZ-së, dixhitalizimi i proceseve të administratës zgjedhore dhe mundësimi i votimit elektronik në një shkallë më të gjerë për të siguruar transparencë dhe kontroll më të madh publik mbi zgjedhjet brenda vitit 2025.

Rreziqet e dezinformimit thuhet në këtë udhërrëfyes, zbuten gjithnjë e më shumë përmes masave të synuara nga KQZ-ja dhe AMA brenda vitit 2030 duke kryer monitorimin në mënyrën e duhur, duke filluar nga zgjedhjet e vitit 2025, nëpërmjet zbatimit të “Modernizimit të studios së monitorimit” nga AMA. Po ashtu përmes angazhimit institucional në shënjestrimin e dezinformimit, gjatë proceseve zgjedhore në çdo cikël zgjedhor, duke filluar nga zgjedhjet e vitit 2025.

Marketing
Për të zgjidhur debatin e financimeve të partive politike, qeveria angazhohet për avanvimin me auditimin mbi financimin e partive politike përmes krijimit të portalit të financimit forcohet ndjeshëm brenda vitit 2025 . Sanksionet zbatohen efektivisht në rastet e shkeljeve të dispozitave për financimin e partive politike në çdo cikël zgjedhor, duke filluar nga zgjedhjet e vitit 2025.

Në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies të parlamentit parashikohen ndryshime në kodin e sjelljes së deputetëve. Rregullorja e Kuvendit ndryshohet dhe kontrolli post ligjor zbatohet jo vetëm për ligjet e përafruara me ato të BE-së por edhe për aktet normative që kanë fuqinë e ligjit deri në vitin 2027. Kjo do të thotë se kuvendi krahas miratimit të ligjeve do të ndjekë edhe zbatueshmërinë ne tyre.

TABELË GRAFIKE

Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike

  1. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
  2. Media në fushatën zgjedhore.
  3. Financimi i partive politike dhe fushatave zgjedhore.
  4. Transparenca dhe llogaridhënia.
  5. Integriteti.
  6. Efektiviteti.
  7. Kuadri ligjor rreth shoqërisë civile.
  8. Kornizat kombëtare ligjore, rregullatore dhe politike për organizatat e shoqërisë civile.
  9. Konteksti më i gjerë për një mjedis mundësues