Udhëtimet drejt Malit të Zi, rregullat që hyjnë në fuqi nga data 2 janar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja anti-covid për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në Mal të Zi.

Marketing

Duke nisur nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri: Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj. Me vërtetimin se personi ka kaluar Covid-19 (jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen). Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.

Marketing