“Udhëtimi nëpër ngjyra – Jubileu i 30-vjetorit të krijimtarisë” së Bashkim Mexhitit

Në fund të vitit 2024 dhe në një atmosferë të nxehjes së disponimit para festave, kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se më datë 16.12.2024 (e hënë), në orën 19:00 do të hapet ekspozita e artistit figurativ dhe profesorit Bashkim Mexhiti në objektin e Çifte Hamamit të Galerisë Nacionale. Ekspozita paraqet shënimin e 30-vjetorit të krijimtarisë së piktorit akademik Mexhiti dhe titullohet ‘Udhëtimi nëpër ngjyra – Jubileu i 30-vjetorit të krijimtarisë’. Opusin e pikturës do ta prezantojmë me shtatëdhjetë piktura të realizuara në një teknikë të kombinuar, akrilik në pëlhurë.
Rrugëtimi zgjat nëpër disa cikle të krijimit që nga rinia e tij e hershme, nga diplomimi në Fakultetin e Artit Figurativ në Prishtinë, deri në angazhimin e tij aktual si profesor ordinar në Universitetin Shtetëror në Tetovë.
Portrete dhe figuracione 1991 – 1998
Në fazën e parë të punës së tij krijuese, është fokusuar në realizimin e portreteve dhe figuracionit. Qasja është individuale dhe thellësisht e saktë deri te një përshtypje magjepsëse dhe individualizëm me komunikim të fuqishëm emocional. Tonaliteti është i shprehur qartë si dhe animacioni i heshtur i perspektivës. Figuracioni është formuar me
ndjenjën e kuptimit piktoresk në kuptimin bartës. Figuracioni në artin bashkëkohor paraqet një fenomen dinamik dhe kompleks dhe narracion kolektiv Si mjet i komunikimit pamor, nëpërmjet shfaqjes së formës njerëzore dhe simbolikës së tij, mundëson një hapësirë ​​për dialog mes shikuesit dhe veprës artistike. Kompilimi është ndërmjet figurës, hapësirës dhe gjendja emocionale. Në artin e lashtë, figuracioni ka pasur rol kryesor, që do të thotë që nga qytetërimet e hershme e deri te arti modern, paraqitja e figurës njerëzore ka qenë një motiv qendror që ka kaluar nëpër stile dhe epoka të ndryshme, duke u përshtatur ndryshimeve në teknikë, materialet, si dhe gjatë qasjes konceptuale.
Piktura e Mexhitit këtu bazohet në një kompozim të qartë artistik, elementi bazë i të cilit është portreti ose figura dhe përkon me situatën ose ngjarjen.
Peizazhi dhe skulptura ekspresioniste 1998 – 2014
Në këtë fazë, interesimi i Mexhitit për peizazhin ekspresionist është i jashtëzakonshëm dhe i larmishëm, ku zotëron harmonia në paletën që inkorporohet në tërësinë e skenës së paraqitur. Në mënyrë studiuese dhe të qartë, e pasqyron vëllimin dhe dendësinë e tonalitetit, me ç'rast peizazhet marrin një pamje të bukurisë natyrore. Me lehtësi
të madhe e interpreton me shumë lehtësi shkëlqimin e dritës, ndërsa i afrohet në mënyrë studiuese temës, duke e ngritur atë në një shprehje të qartë ekspresioniste. Kreativiteti është shprehur fuqishëm edhe subjektiviteti i shprehjes artistike. E shprehur në peizazhet është vlera e emocionit të bazuar në koloritin e ngrohtë të sfondit, duke i paraqitur
motivet e vendlindjes së tij.
Gjatë kësaj periudhe, Mexhiti ka shfaqur interes për të bërë skulpturë, kur ka realizuar figura historike në një stil realist, ku çdo detaj është përpunuar në detaje dhe në mënyrë proporcionale, duke shprehur harmoninë dhe qëndrueshmërinë në formësimin.
Ekspresionizmi abstrakt 2014……
Vijën, si formë më e vjetër e të shprehurit, gjatë gjithë historisë së vizatimit, Mexhiti e përdor në pikturën e tij, do të thosha si dominuese, për të na mundësuar një pasqyrë të qartë të motivit të paraqitur. Karakterizohet nga një ngjyrë të qartë, të fuqishme, një plotësi të barabartë të të gjithë sipërfaqes së pëlhurës. Herë-herë u përmbahet motiveve
tradicionale, e bën një lidhje me modernen, në drejtim të funksionales. I shtyrë nga nevoja për të hulumtuar abstraksionin lirik, ndërgjegjen racionale dhe duke shkuar drejt përjetimit të emocionit, ai në mënyrë intuitive e formëson atë, në mënyrë spontane, drejt një gjesti ekspresiv. Në fakt, me gjestikulacionin e pikturës, na çon në sintezën e dëshiruar stilistike me ndryshimin individual. Nxit reflektimin përmes ngjyrave që fusin perceptim në nivelin
e fenomenit konkret. Pikturat abstrakte nganjëherë përkufizohen nga autori si ato gjeste që nuk ekzistojnë në realitet, por ekzistojnë si një gjest emocional, përmes gjesteve të ngjyrave. Kolazhi i vijave gjatë takimit me pëlhurat e Mexhitit për dallim nga pikturat në fjalë, ka, të a.q. mungesë të përmbajtjes, që graviton kryesisht në shprehjen
ekspresioniste të abstraktit dhe moduli është nevoja për t'i lexuar ato. Autori paraqet një udhëtim emocional dhe qëllimi i tij kryesor është përmes pëlhurës ta kapë natyrën, megjithatë jo ashtu siç është, por siç është përmes pamjes së paletës së tij të ngjyrave. Ai tani ka një qasje të re në pëlhurën, dhe kryesisht orientohet në idenë dhe ngjyrat tani janë një dialog mes kuptimit të jetës dhe shprehjes së ndjenjave më të thella. I liruar nga hapësira në fjalë, e braktis projeksionin e vetëdijshëm të pikturës, duke na dërguar menjëherë në impulsin krijues të pastrimit emocional. Përdorimi i penelit dhe shpatullave e orienton atë në njohjen e formave specifike dhe arrin efektin e realitetit të njohur.
Për hapjen do të përgatitet një monografi adekuate me recensione për rrugëtimin e tij artistik, ekspozita do të zgjasë deri më 16.01.2025, ndërsa kuratore e projektit është Maja Kërstevska, kustose e lartë në Galerinë Nacionale.
Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Marketing

Marketing