Dagllas Moreton, arriti në Nizhni Novgorod për të parë kombëtaren e tij ndaj Panamasë, duke e ditur se një fitore do i siguronte kalimin e grupit.
Por historia sa interesante por edhe e çuditshme e tifozit anglez, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Vetëm pasi kishte bërë mbi 3000 kilometra për të mbërritur në Rusi, kuptoi se kishte harruar biletën e stadiumit në shtëpinë e tij, në Btristol. Por, fati duket se i trokiti në derë, kur kuptoi se në hotelin ku po qëndronte ai, isht edhe redaktori i televizionit britanik ITV, Den Houells, i cili bëri një apel publik në Twitter, për t’i siguruar Dagllasit që udhëtimi nuk do i shkonte dëm.
“Ky është Dagllas. Ai ishte te hoteli ynë në Volgograd. Sapo e takuam edhe në Nizhni, dhe kuptoi se kishte harruar biletën në shtëpi, në Bristol. Nëse dikush ka një biletë tepër, më njoftoni”,– shkroi Houells në Twitter.
Si për mrekulli, apeli i tij ndaj anglezëve bëri punë, por më pas problemi tjetër ishte se nuk po gjenin tifozin Dagllas t’i jepnin biletën.
Pak minuta para ndeshjes, ai bëri një tjetër postim: “Nuk ka mbetur edhe shumë. I gjetëm një biletë Dagllasit, por tani na duhet ta gjejmë”.