UEFA dënon Anglinë pas ndeshjes me Danimarkën

UEFA ka gjobitur me 30,000 € Federatën Angleze të Futbollit pwr incidentin e ndodhur gjatw gjyswmfinales, ku një lazer u drejtua nga portieri Kasper Schmeichel.

Pamjet televizive treguan një dritë jeshile në fytyrën e portierit danez në momentin që Harry Kane po gjuante penalltinë e fituar nga Sterling në kohë shtesë.

Schmeichel arriti ta priste gjuajtjen e parë, por Kane ndoqi topin dhe e dërgoi atë në rrjetë për ta çuar Anglinë në finalen e së dielës kundër Italisë.

Gjithashtu gjoba është akumuluar si një ndëshkim për disa vepra të tjera të tifozëve si vërshëllimat në këndimin e himnit danez dhe ndezja e fishekzjarrëve brenda stadiumit.

Marketing