Barcelonës do t’i ndalohet të shesë bileta për ndeshjen e ardhshme si mysafire në Ligën e Kampionëve, shkaku i sjelljeve raciste të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Monacos.
Barcelona është dënuar me gjobë prej 10 mijë eurosh dhe i është ndaluar të shesë bileta për ndeshjen e ardhshme si mysafire, që e luan ndaj Zvezdës në Beograd.
Një pjesë e tifozëve të Barcelonës kishin shpalosur një baner me mbishkrimin “Heil Flick”, që në shqip përkthehet si “Përshëndetje”, një gjest që është i lidhur me konotacione naziste.
Dënimi është dhënë nga UEFA, me Barcelonën që edhe më herët ishte suspenduar për sjellje të tilla në takimin ndaj PSG-së në prill.