UEFA dënon Serbinë, nuk do të ketë tifozë serb në Tiranë

UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026 dhe u mësua se kur do të luhet edhe ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Marketing

Kjo ndeshje që do të luhet më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë.

Kjo pasi që UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

Udhëtimi i parë ndodhi të jetë në Tiranë. Ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi.

Kjo për shkak të incidenteve të 10 viteve më më parë, që ndodhën në Beograd. Dhe pse tifozët shqiptarë mungonin, sërish trazirat e serbëve sollën ndërprerjen e ndeshjes, që më pas u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria.

Në këtë grup përveç Shqipërisë dhe Serbisë, përfshihen edhe Anglia, Letonia dhe Andorra.

Marketing