Kombëtarja e Zvicrës barazoi 1:1 në ndeshjen e fundit të Grupit A ndaj nikoqirit, Gjermanisë por UEFA shqiptoi dënim për kombëtaren dhe shkak u bë një flamur.
Flamuri i UÇK-së që ishte i pranishëm në tribunë i kushtoi Shoqatës së Futbollit të Zvicrës me 27 mijë franga.
Përveç flamurit, tifozët zviceran hodhën në fushë topa letre dhe ndezën dy piro të vegjël, gjë që nuk iu ka ikur rregullave strikte të UEFA-s.