UEFA e dënon Fenerbahcen pasi e thirrën emrin e Putinit ndaj Dinamo Kiyv

UEFA nuk ka vonuar me dënimin ndaj skuadrës së Fenerbahces.

Marketing

Tifozët e ekipit turk, të tërbuar që po humbinin me rezultat 1-0, u shfrenuan deri në atë masë sa filluan ta thirrinin në kor emrin e Vladimir Putinit, me të vetmin motiv shpërqendrimin e tifozëve ukrainas.

50 mijë euro është dëmshpërblimi financiar që do ta paguajë skuadra turke, ndërsa gjithashtu i duhet ta mbyllë njërin nga sektorët e stadiumit që zë hiç më pak se 5 mijë tifozë.

Veprimi i ultrasve turq u komentua gjatë në medie, duke u cilësuar si një akt i turpshëm.

Për shkak të këtij gjesti jonjerëzor, Mircea Lucescu (trajner i Dinamo Kiyv) nuk doli fare para medieve.