Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi me rreth 28 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe ndezjen e flakadanëve në stadium, në duelin kundër Çekisë, i luajtur më 16 nëntor në stadiumin kombëtar në Tiranë.
Ky, në fakt, është i disati rast që FSHF ndëshkohet me gjoba të majme për situata të ngjashme në ndeshjet brenda fushe, të kombëtares shqiptare.
Në tetor Federata u penalizua me më shumë se 41 mijë euro për disa incidente të vogla në duelet e muajit shtator në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës në Pragë, por edhe kundër Gjeorgjisë në Tiranë.
Bashkë me njoftimin për gjobën e marrë nga UEFA, Federata i bëri thirrje tifozëve të kombëtares të jenë korrektë me kundërshtarët, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë.