UEFA ia plotëson Real Madridit një kërkesë speciale para sfidës me Arsenalin

UEFA ia ka plotësuar Real Madridit një kërkesë të veçantë para duelit të dytë ndaj Arsenalit në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

‘Los Blancos’ duhet ta rikthejnë rezultatin 3-0 nga ndeshja e parë në ‘Emirates Stadium’, ku Declan Rice shënoi dy gjuajtje të lira dhe Mikel Merino shënoi të tretin.

15 herë kampionit të Evropës do t’i duhet një rikthim fantastik në mënyrë që të arrijnë gjysmëfinalen dhe konsensusi është që djelmoshat e Carlo Ancelottit kanë nevojë për një gol në minutat e para të takimit.

Arsenali nuk ka pësuar tre gola në një ndeshje që nga fitorja me rezultat 4-3 ndaj Luton Town, por Real Madridi njihet për netët e mëdha evropiane.

Tani është zbuluar se madrilenët kanë marrë një avantazh të madh pasi UEFA ua ka plotësuar atyre një kërkesë speciale.

UEFA ka konfirmuar se ia ka dhënë dritën e gjelbër klubit spanjoll që ta mbyllë çatinë e stadiumit në ‘Santiago Bernabeu’.

Kjo do të thotë se Real Madridi do të ketë aftësinë që ta mbyllë atë dhe të ndihmojë të ofrojë një atmosferë më të zjarrtë në stadium.

Marketing