UEFA ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me ndeshjet e Ligës së Evropës. Me shumë vende që po përballen me Coronavirusin dhe ndalimin e përhapjes së tij, UEFA ka parë të arsyeshme të dalë me një komunikatë zyrtare.
Së fundmi UEFA ka njoftuar se ndeshja mes Olympiacos dhe Wolverhampton (e enjte) do të luhet pa praninë e tifozëve.
Shkaku i mbylljes së dyerve të stadiumit do të jetë pikërisht Coronavirusi, saktësisht, kjo do të jetë masë ndalimi për përhapjen e këtij virusi.
Më herët është vendosur që edhe ndeshja PSG – Dortmund të luhet pa tifozë (Liga e Kampionëve).
Ndeshja mes Sevilla dhe Romës gjithashtu pritet të luhet pa tifozë, pas kërkesës së policisë spanjolle për këtë gjë.