Ballina Sport UEFA me sanksione ndaj Juventus, Inter dhe Roma

UEFA me sanksione ndaj Juventus, Inter dhe Roma

Liga e kampionëve UEFA pritet të shpallë sanksione ndaj skuadrave italiane Juventus, Inter dhe Roma për shkelje të rregullave të rregullores financiare Fair Play.

Marketing

Sipas The Times, gjithsej janë 10 klube që mund ta sanksionohen nga UEFA, transmeton Klan Kosova.

Interi dhe Roma negociuan sanksione të mundshme me UEFA-n disa muaj më parë, por sipas raportit, ata ka të ngjarë të gjobiten dhe të marrin kufizime transferimi.

Juventusi, nga ana tjetër, ka refuzuar të negociojë sanksionet e FFP-së me UEFA-n. Ata nuk janë ende pjesë e ECA dhe nuk janë tërhequr zyrtarisht nga Superliga. Barcelona është në të njëjtën situatë, ndërsa Real Madrid nuk rrezikon asnjë sanksion.

Organi qeverisës i Evropës mund të ndëshkojë gjithashtu PSG-në dhe Marsejën, por ndryshe nga Interi dhe Roma, ata mund të gjobiten pa u përballur me kufizime transferimi.

Kujtojmë se rregullat e UEFA-s lejojnë humbje prej 30 milionë eurosh gjatë tre viteve, por “humbjet e shkaktuara si pasojë e COVID-19 dhe shpenzimet “e shëndetshme” për gjëra të tilla si futbolli i femrave dhe investimet në akademi kanë luajtur rol të madh në buxhet”.

Nga sezoni i ardhshëm, UEFA do të sjellë një sistem të ri i cili i kufizon klubet në shpenzimin e të hollave për paga, tarifa agjentësh dhe transferime.

Marketing
Exit mobile version