Ballina Lajme Maqedoni Vërshimet, riparohen dëmet pas përmbytjeve

Vërshimet, riparohen dëmet pas përmbytjeve

Kanë filluar të riparohen dëmet e shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të mbrëmshme që kanë përfshirë komunën e Vinicës, Dollnenit, Manastirit, Prilepit dhe Negotinës. Në fshatin Lazhan kishte shtëpi të përmbysura nga reshjet e shiut, është ndërprere energjia elektrike dhe disa nga banorët e këtij vendi janë evakuuar. Në Vinicë deri në orën 12 ka pasur 20 intervenime, kryesisht nëpër objekte dhe shkolla. Pjesa më e madhe e dëmeve është riparuar dhe pompimi i ujit pothuajse ka përfunduar. Bëhej fjalë për infrastrukturën në zonën urbane të qytetit dhe gjatë ditës pritet të përfundojë nëse nuk do të ketë reshje të reja.

Marketing

“Unë jam 56 vjeç dhe nuk mbaj mend një fatkeqësi të tillë. Kjo është një masakër, një katastrofë është bërë këtu. Dëmi na është bërë dhe tani nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas.”,- deklaroi një qytetar.

“Gjërat elektrike janë prishin, nuk ka mbetur asgjë. Gjithçka është e përmbys nga uji, 100%.”,- tha një qytetar.

Nga qendra për menaxhimin e krizave thonë se ka dëme të mëdha materiale, ndërmarrja komunale është në terren dhe situata po stabilizohet.

“Ka dëme të shumta materiale, rreth 40 shtëpi janë të përmbytura, çati të dëmtuara, dëme të shumta ka edhe në disa lokale . Edhe sot ndërmarrja komunale është në terren për të pastruar pasojat e kësaj stuhie të fortë. Situata aktualisht është e qetë.”,- tha Ilija Bojarovski nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Sipas matjeve të fundit të bëra nga administrata për punë hidrometeorologjike, niveli i lumit Vardar në Jegunovc, në urën hekurudhore të Shkupit dhe në Demir Kapi është rritur. Rritja e nivelit të ujit është matur edhe në Bregalnicë afër Berovës dhe Shtip, në Babunë afër Bogomilës, si dhe në lumin Strumicë afër Sushevës. Nivel më i ulët se mesatarja e muajit gusht ka në grykëderdhjen e lumit Lepenc, Treskës afër Makedonski Brodit, Kriva Rekës afër Kriva Pallankës dhe Pçinjës afër Pelincës.

Marketing
Exit mobile version