UEFA merr vendim për ndeshjen Belgjikë – Suedi

UEFA e ka konfirmuar se ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, e cila u ndërpre nuk do të luhet përsëri.

Marketing

Përballja e cila ishte zhvilluar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionat Evropian, u ndërpre pasi dy tifozë suedezë u vranë, shkruan lajmi.net.

Shtëpia më e madhe e futbollit Evropian ka vendosur që ndeshje nuk do të luhet përsëri, por rezultat zyrtar do të jetë 1:1, sa ishte kur u ndërpre loja.

“Çdo skuadër do të marr një pikë në Grupin F që do të përditësohet në përputhje me rrethanat. Çdo pezullim konsiderohet i kryer dhe kartonët e verdhë të vetëm mbeten të vlefshëm. Për marrjen e vendimit të përmendur, Komiteti Ekzekutiv mori parasysh se ishte e pamundur të luhej pjesa e mbetur e ndeshjes”, thuhet në njoftim.

Dy tifozë suedezë humbën jetën ndërsa një tjetër u plagos rëndë gjatë sulmit terrorist, të cilin autoritetet e kanë cilësuar si një tentativë “që synon Suedinë dhe qytetarët suedezë”.

Policia e Brukselit qëlloi sulmuesin ndërsa ai ishte në një kafene në lagjen Schaerbeek.

Tifozëve iu kërkua të qëndronin brenda stadiumit, i cili ishte pothuajse 5 km nga vendi i ngjarjes, deri në orët e para të mëngjesit të së martës, pasi konsiderohej “vendi më i sigurt”.