UEFA merr vendimin për Xhud Bellingham

Xhud Bellingham është gjobitur me 20 mijë euro për gjestin e tij të turpshëm teksa festonte golin e shënuar në minutën e fundit kundër Sllovakisë.

Marketing

Anglezi vendosi dorën tek organi gjenital gjatë festës, teksa së fundmi u gjobit me 20 mijë euro.

“Një gjest shakaje e brendshme ndaj disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë veçse respekt për mënyrën se si luajti sonte skuadra e Sllovakisë”, shkroi Bellingham në Tëitter. Por UEFA duket se nuk është e kënaqur me shpjegimin e Xhud, duke e gjobitur mesfushorin anglez.