Federata e Futbollit të Belgjikës shpresonte se në përballjen ndaj Bregut të Fildisht, do të mund të shet rreth 11 mijë bileta , duke respektuar masat e rrepta të protokollit, për shkak të pandemisë “Covid 19”. Mirëpo UEFA ndaloi idenë e Federatës së Belgjikës dhe nuk dha dritë jeshile.
“Për fat të keq, UEFA, konsideron se në ndeshjen e ardhshme, kundër Bregut Fildisht më 8 tetor, është shumë herët që të rikthehen tifozët në tribuna. Ndeshja duhet të zhvillohet para tribunave të zbrazëta,” thuhet mes tjerash në komunikatën e Federatës së Futbollit të Belgjikës.
Kombëtarja e Belgjikës në muajin nëntor do të zhvillojë ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës, e pastaj do të përballet me Anglinë dhe Danimarkën në Ligën e Kombëve.