UEFA skualifikoi një ekip nga kualifikueset e Ligës së Konferencës

Pas përjashtimit nga kampionati kombëtar, një ekip i Ligës së Konferenës u përjashtua edhe nga kompeticionet e Kupës së Europës.

Marketing

Bëhet fjalë për klubin ukrainas SC Dnipro-1, i cili nuk do të luajë në sezonin aktual për arsye financiare. Më herët, klubi ishte përjashtuar nga Premier League vendase.

Tani, Komiteti i Apelit i UEFA-s i ka dhënë skuadrës ukrainase humbje teknike në të dyja ndeshjet e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër Puskás.

Kështu, klubi hungarez mori një biletë automatike për në raundin e tretë kualifikues, ku do të luajë me fituesin e përballjes së dy ndeshjeve mes Ararat-Zimbrut.

Marketing