UEFA zbaton linjën e re të komunikimit – Vetëm kapitenët mund të flasin me arbitrin

Në futbollin e nivelit të lartë, UEFA ka zbatuar një linjë të re të komunikimit që do të ndryshojë mënyrën se si lojtarët komunikojnë me arbitrat gjatë ndeshjeve.

Marketing

Nga sezoni i ardhshëm, vetëm kapitenët do të kenë të drejtën të diskutojnë me drejtuesin e garës, ndërsa lojtarët e tjerë do të marrin menjëherë kartonin e verdhë në rast se tentojnë të flasin me arbitrin.

Ky rregull do të aplikohet në të gjitha manifestimet e UEFA-s, duke përfshirë Champions League, Europa League, Conference League dhe Superkupën e Evropës.

Kjo metodë ka për qëllim të përmirësojë raportin mes arbitrave dhe lojtarëve, ndërsa kapitenët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për të kërkuar shpjegime nga arbitrat.

Marketing