UEFA zgjedh lojtarin e ndeshjes

Bordi teknik i UEFA-s e ka zgjedhur qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijkun, si lojtarin e ndeshjes në finale të Ligës së Kampionëve, ku Liverpooli triumfoi me rezultat 2:0 kundër Tottenhamit.

Marketing

Mohamed Salahu, Divock Origi dhe Jurgen Kloppi do të jenë në qendër të vëmendjes së mediave, por Virgil Van Dijku ishte zemra e një tjetër superparaqitjeje të Liverpoolit, transmeton Gazeta Express.

Prezenca e tij e qetë në mbrojtjen e Liverpoolit i ndihmoi Liverpoolit ta mbajë portën e paprekur deri në fund të ndeshjes.

Thomas Schaaf, lider i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s në Madrid, tha: “Van Dijku e pati një tjetër shfaqje të jashtëzakonshëm lidershipit dhe ai ishte mbrojtësi më i mirë i Liverpoolit. Ai bëri ndërhyrje vendimtare kur Liverpooli kishte nevojë dhe luajti me kokën e qetë deri në fund”.