Mediat ndërkombëtare raportojnë se Uganda pretendon se i ka gjetur 31 milionë tonë flori minieral.
Vlera e 31 milionë tonëve të arit është e barabartë me 12.8 trilionë dollarë. Ari është një aset i cili shërben shpesh edhe si garanci për stabilitetin makrofinanciar.
Në këtë shtet lajmi për gjetjen e arit është parë si një mundësi për fuqizimin e ekonomisë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Energjisë dhe Zhvillimit Mineral në Ugandë, Solomon Muyita, tha se ky zbulim ka për qëllim tërheqjen e minatorëve dhe investitorëve të arit.
Qeveria e Ugandës ka licencuar Wagagai Gold Mining Company, një firmë kineze për të filluar prodhimin e produkteve të arit në rrethin Busia.